Stuhia shkakton zjarre në Zvicër

Tani rrugët e kalueshme

Stuhia e cila ka kapluar dje Evropën, dëme ka shkaktuar edhe në Zvicër. Mërgimtari nga Struga Drilon Istrefi, i cili jeton në Kantonin Zug të Zvirës për 21Media tha se si pasojë e erës në disa fshatra ka pasur edhe zjarre.

Ai tregoi se ka shkaktuar dëme materiale, por sipas tij nuk ka njerëz të lënduar.

Dhe disa shtëpi kanë pasur dëme kryesisht nëpër çati.

Sipas tij, sot në mëngjes stuhia ka arritur deri në 202 km/h në Malin Andermat, por që tani është qetësuar.

Istrefi bëri të ditur se sanimi i dëmeve ka filluar menjëherë dhe policia ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme./21Media

 

Back to top button