Stututi i i PD-së në Shqipëri: Kryetari që humb zgjedhjet i përfundon mandati

Me statutin e ri të Partisë Demokratike në Shqipëri, që pritet të votohet gjatë ditës së sotme, është paraparë që kryetarit të ri t’i përfundojë mandati në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme. Kështu është thënë para mijëra delegatëve dhe simpatizantëve demokratë ku po mbahet Kuvendi Kombëtar në stadiumin “Air Albania”. Në 31 vjetorin e Partisë Demokratike do të votohet për ndryshimin e statutit dhe shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.
Pas shfaqjes së një dokumentari me ecurinë e kësaj partie, kanë filluar punimet e komisionit i cili po drejtohet nga Belind Këlliçi. Në stadiumin ku po mbahet ky kuvend i ftuar nga Sali Berisha, po marrin pjesë mbi 4900 delegatë të Kuvendit Kombëtar të kësaj partie.
“Numri total i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është 7646. ¼ do të thotë që nevojiten minimalisht 1912 firma delegatësh për të thërritur kuvendin. Sekretari teknik më njofton se 4200 formularët të cilët janë depozituar me firmat për të thërritur kuvendin janë fërmitar delegatë dhe janë të pranishëm në kuvend. Ndaj numri i delegatëve që kanë thërritur kuvendin duke qenë se është më i lartë se minimumi i kërkuar prej 1912, në zbatim të statutit deklaroj se ky kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, ka thënë ai.
Për ndryshimet statutore ka folur deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki. Ai tha se do të ndryshojnë strukturën e kaosit organizativ që, siç tha ai, ka shkaktuar Lulzim Basha.
“Në qendër dhe në bazë do të thjeshtësojmë strukturën e saj nga kaosi organizativ ku Lulzim Basha e ka futur në këto vitet e opozitës. Sot synojmë të projektojmë një PD, ku energjitë e anëtarëve rriten dhe nga gara dhe nuk shtypen nga urdhri epror. Ndryshimet konfirmojnë vlerat dhe parimet demokratike nga të cilat është themeluar partia jonë. Ndryshimet theksojnë se PDK që vlen vlerat konservatore, demokratike, euroatlantike për të zh’bërë mekanizmat centralizues të futur nga kryetari Lulzim Basha në vitin 2018 dhe në vitin 2021 ne kemi zgjedhur si shtrat për këtë stutut, për këtë ndryshime statutin e vitit 2015, i propozuar prej tij por i gjithë pranuar nga kuvendi i asaj kohe. Qëllimi është për të sjellë përmirësime strukturore dhe funksionale”, theksoi Bylykbashi.
Me ndryshimet statutore, ai shtoi se vota e anëtarëve do të vlejë më shumë se ajo e kryetarit. Ai bëri të ditur se në statutin e ri të Partisë Demokratike, i cili pritet të votohet sot është parashikuar që kryetarit t’i mbarojë mandati në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme.
“Do të marrë fund debati për dorëheqjen e kryetarit humbës. Kryetari që humb zgjedhjet pavarësisht arsyes, i përfundon mandati përnjeherë dhe pa asnjë ekuivok. Ky mekanizëm incitibon lidershipin e suksesshëm pa krijuar kultin e individit. Të gjithë këto që kemi krijuar përjetuar në dy palë humbje zgjedhjesh por në katër humbje radhazi ne nuk do i shohim më”, ka deklaruar ai.
Ai po ashtu theksoi se do të ndryshohet edhe logo dhe partia do të ketë një fazë reformimi për një opozitë “jo-fasadë”.
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha kishte propozuar mbajtjen e kuvendit kombëtar pasi Lulzim Basha e pezulloi përkohësisht nga grupi parlamentar i PD-së për shkak se ishte shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar partie.

Back to top button