Sudani Jugor, vendi ku vajzat shiten për lopë

Disa vajza të reja ende janë në ankand për martesa për lopë në Sudanin Jugor, një nga sfidat sociale që aktivistët kishin shpresuar të nënvizonin gjatë vizitës së shtyrë tashmë të Papa Françeskut.
Çmimi i një vajzë i përcaktuar në negociatat mes babait të saj dhe bashkëshortit të mundshëm është zakonisht 50 deri në 100 lopë, secila me vlerë në një mijë dollarë.
Një vajze e konsideruar si e bukur dhe e nivelit të lartë shoqëror mund të sjellë deri në 200 lopë.
Një vajzë në një rast publikur disa vite më parë u nxorr në ankand për 520 lopë.
“Sa më e re të martohet vajza, aq më shumë familja merr bagëti në këmbim. Ata shesin vajzat që të marrin diçka për të mbijetuar”, ka thënë Jacline Nasiëa.
Megjithëse ligji i Sudanit Jugor kufizon martesën në moshën 18 vjeç, ai zbatohet rrallë veçanërisht në zonat rurale.
Pavarësia e Sudanit në vitin 2011 solli shpresë për prosporitet dhe paqe për 12 milionë banorët e vendit, por pak nga kjo është realizuar./21Media

Back to top button