Suedia është e gatshme të bisedojë me Turqinë për anëtarësimin në NATO

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se është e gatshme për bisedime me Turqinë për të zgjidhur çdo problem.
Kjo deklaratë vjen pasi Turqia, anëtare e NATO-s, ngriti kundërshtime ndaj vendeve që duan t’i bashkohen bllokut.
“Ne po kërkojmë kontakt me Turqinë dhe jemi të përgatitur të udhëtojmë në Turqi për të diskutuar dhe sqaruar çdo pikëpyetje që mund të ketë”, tha Andersson, përcjell rtv21.tv
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministrja suedeze dhe presidenti finlandez thanë se synonin të dorëzonin ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n së bashku të mërkurën në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se dy vendet nordike nuk duhet dërgojnë delegacione për të bindur Turqinë për ofertat e tyre.
Ai është i zemëruar nga ajo që ai e sheh si gatishmërinë e tyre për të pritur militantët kurdë.
Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake./21Media

Back to top button