Suedia fiton ndaj Kosovës

 
Suedia ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në ballafaqim me Kosovës dhe kështu vazhdon luftën për një vend në Kampionatin Botëror Katar 2022.
Sfida e zhvilluar në “Friends Arena” i takoi e tëra vendasve pasi Kosova krijoi shumë pak raste shënimi.
Goli i parë i suedezëve erdhi në minutën e 29’ kur Frozberg shënoi nga penalltia.
Në pjesën e dytë Suedia shënoi edhe dy gola përmes Isak në minutën e 62’ dhe Quaison në të 79’.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 12 tetor.

Back to top button