Suedia heq dorë nga Aktakuza ndaj Julian Assange

Pas 7 vjetësh janë ndërpritur hetimet ndaj Julian Assange

Prokurorja më e lartë e shtetit në Suedi, ka mbyllur hetimet, pas gati 7 vjetësh,  kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili dyshohej për përdhunim.

Autoriteti i Prokurorisë suedeze tha në një deklaratë të premten se Marianne Ny “ka vendosur të mos vazhdojë hetimet.”

Assange u strehua ne ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, për t’i ikur ekstradimit të tij në Suedi ku do të merrej në pyetje për akuzat për përdhunim të dy grave.

Ai ka qëndruar atje qysh atëherë, nga frika se nëse arrestohej, do të ekstradohej menjëherë në SHBA-së.

Njoftimi i së premtes nënkupton se Assange nuk është më nën hetime në Suedi. Policia britanike ka thënë më parë se Assagne kërkohet akoma në Britani për dorëzani. Por nuk është e qartë nëse kjo mund të ndryshojë tani që hetimet janë mbyllur.

Back to top button