Sulm i suksesshëm me dron mbi forcat ruse pranë Khersonit nga forcat ajrore ukrainase
Forcat Ajrore të Ukrainës postuan një video në Facebook të dielën në mëngjes, duke pretenduar se tregonte një sulm të suksesshëm me dron nga ushtria.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi i supozuar ndodhi në Chornobayivka, e cila është në veri të Khersonit.
Në videon e realizuar nga droni, shihet një kolonë automjetesh në një rrugë. Papritur shihet një shpërthim, i cili duket se ka goditur në mes të kolonës, duke errësuar pamjen e automjeteve.
Ditët e fundit, Kherson ka qenë vendi i luftimeve intensive midis luftëtarëve ukrainas dhe forcave ruse që përpiqen të avancojnë përtej lumit Dnieper./21Media
