Sulm me thikë në Gjermani, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

 
Një person ka sulmuar me thikë disa të tjerë në Wurzburg, një qytet në Gjermani, ku ka lënë të vdekur tre prej tyre dhe gjashtë të tjerë të lënduar.
I dyshuari është nga Somalia.
Sipas policisë, tanimë nuk ka asnjë rrezik, pasi i njëjti është arrestuar dhe zonat në qendër të qytetit janë bllokuar.
Videot në rrjete sociale shfaqin një burrë me një thikë në dorë i cili shëtit pasi ka sulmuar viktimat.
Nuk raportohet për të tjerë të lënduar, për momentin, gjithësesi vendi është rrethuar nga policia dhe njësitet mjekësore./21Media

Back to top button