Sulm në Marsejë, një i vrarë e disa të plagosur

Motivi për sulm ende i paqartë

Një person plagosi sot në mesditë me thikë dy kalimtarë  në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, njoftojnë burimet brenda policisë.

“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni i kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit.

Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxori një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij.

Agresori, i plagosur rëndë, vdiq disa çaste më pas.

Po ashtu, një person i tretë u plagos në këmbë për shkak të rikoshetës së plumbave.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button