Sulm në një spital në Çeki, gjashtë njerëz humbën jetën

Të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike

Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital universitar në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Pas sulmit që la 6 viktima, policia u vu menjëherë në kërkim të autorit të krimit, dhe më pas njoftoi se personi i dyshuar kishte qëlluar vetën në kokë, në një makinë, derisa policia po kryente operacionin kundër tij.

Zyrtarët policorë u thirrën në spitalin e qytetit veri-lindor të Ostravës rreth orës 07:00, njoftoi ministri i Brendshëm.

Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike.

I gjithë spitali është evakuuar.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e quajti incidentin tragjik.

“Unë e di se katër persona u qëlluan për vdekje në vend, dhe dy u plagosën rëndë, të cilët për fat të keq, më pas vdiqën”, shtoi ai.

Ostrava është një qytet industrial në lindje të Çekisë, afër kufirit me Poloninë./21Media

Back to top button