Sulm në plazhin e Somalisë, vriten 32 ​​persona

Të paktën 32 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur shënjestruan një vend të njohur buzë plazhit në kryeqytetin somalez të shtunën, tha një zëdhënës i policisë.

Abdifatah Adan Hassan tha se rreth 63 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.
Pamjet video treguan një numër trupash dhe njerëz të plagosur në lagjen Abdiaziz të Mogadishu.

Mediat lokale thonë se sulmi u krye nga militantët e al-Shabab që kontrollojnë pjesë të mëdha të Somalisë jugore dhe qendrore.

Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale për gati 20 vjet kundër qeverisë së mbështetur nga OKB-ja në Somali./21Media

Back to top button