Sulm seksual në Gjilan – arrestohen dy të dyshuar, njëri prej tyre burri i viktimës
Dy persona të dyshuar janë arrestuar për një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje që thuhet se ka ndodhur këtë dhjetor në Gjilan.
Njëri prej të arrestuarve raportohet se është bashkëshorti i viktimës, i cili sipas saj ka qenë në dijeni me sulmin që i është bërë nga i dyshuari tjetër.
“Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media