Sulmet ajrore mbi Mykolayiv
Sulmet ajrore ruse në Mykolaiv kanë ndodhur gjatë gjithë ditës, tha një zyrtar rajonal.
Një ditë më parë, forcat ruse kanë shtënë mbi një kazermë ushtarake në këtë qytet në jug të Ukrainës. Sipas raportimeve, rreth 200 ushtarë ishin duke fjetur në kazermë kur tre raketa ruse e goditën atë, shkruan BBC.
Vitaly Kim, kreu i administratës rajonale, tha se nuk kishte as kohë të mjaftueshme për të ngritur alarmin.
“Porositë (alarmet) dhe bombardimet po vijnë në të njëjtën kohë”, ka thënë ai në rrjetet sociale.
Ai nuk ka dhënë detaje për shkallën e dëmit apo viktimat e mundshme./21Media