Sulmet e Rusisë lëvizin drejt Ukrainës perëndimore

 
Një linjë e re sulmi nga trupat ruse këtë mëngjes, sulmet me raketa që godasin fushat ajrore në qytetet perëndimore të Lutsk dhe Ivano-Frankivsk.
Ata kanë bombarduar gjithashtu bastionin qendror-perëndimor të Dnipros për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, më shumë se dy javë më parë, shkruan BBC.
Refugjatët nga qytetet nën bombardime kanë ikur në perëndim të Ukrainës duke besuar se ishte më i sigurt. Dhjetëra mijëra kanë kaluar nëpër Lviv – një qendër e madhe civile. Sulmet e së premtes janë në qytete në të dyja anët e saj.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

Back to top button