Sulmet ndaj spitaleve po bëhen pjesë e taktikave të luftës, paralajmëron OBSH
Objektet e kujdesit shëndetësor po bëhen shënjestër e luftës, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH ka verifikuar 43 sulme në spitale dhe objekte mjekësore në Ukrainë dhe 46 në vende të tjera në botë në konflikte të tjera – shkalla më e lartë ndonjëherë e sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Dr Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së tha se sulmet “të papranueshme” ndaj kujdesit shëndetësor po “bëhen pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ryan tha se ishte një sulm ndaj “të drejtave më themelore të njeriut” dhe kishte të bënte më shumë se shkatërrimin e ndërtesave – “ky ka të bëjë me shkatërrimin e shpresës”.
Si spitalet ukrainase, OBSH ka verifikuar sulme në Afganistan, Burkina Faso, Republikën Demokratike të Kongos, Libi, Nigeri, Palestinë, Sudan dhe Siri./21Media