Sulmet në Kiev janë akt i urryer barbarie, tha ministri ukrainas

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dënoi sulmet me raketa të së enjtes në Kiev, të cilat ndodhën derisa udhëheqja e vendit po priste personalitete të huaja.

“Rusia [goditi] Kievin me raketa pikërisht kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe kryeministri bullgar, Kiril Petkov vizitojnë kryeqytetin tonë,” shkroi ai në Twitter.

“Me këtë akt të urryer barbarie Rusia demonstron edhe një herë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, Evropës dhe botës.”/21Media

Back to top button