Sulmet ruse të nisura nga Bjellorusia shkaktojnë zemërim

Banorët e fshatit të vogël të Dniprovske pranë kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë ndihen të tradhtuar nga fqinjët e tyre.
Bjellorusia, një aleat kryesor rus, vazhdon të lejojë Moskën të nisë sulme me raketa në Ukrainë nga territori i saj, transmeton rtv21.tv.
“Ne e prisnim një sulm të tillë nga Putin… por nuk e prisnim këtë nga bjellorusët”, tha 40-vjeçarja Svitlana Slyvka për CNN.
“Kjo është tradhti. Jemi të afërm, jemi fqinjë. … Është një goditje me thikë pas shpine që askush nuk e priste. Ata janë më keq se Rusia”.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, mbetet një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës.
Roja kufitare ukrainase Andrii Kazatskiy tha se banorët vendas mund të dëgjojnë raketat që vijnë nga Bjellorusia. “[Ata] mund të dëgjojnë jo vetëm se si u lëshuan raketat, por edhe se si ato fluturuan pranë”, tha ai për CNN./21Media

Back to top button