Sulmi i Iranit “do të përballet me përgjigje”, thotë shefi i ushtrisë izraelite

Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit të shtunën dhe po shqyrton hapat e tij të ardhshëm, thotë shefi i ushtrisë së vendit.

Teherani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe dronë në Izrael, në atë që ai tha se ishte hakmarrje për një sulm ndaj konsullatës së tij në Siri.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby thotë se Irani nuk i ka dhënë paralajmërime Shtëpisë së Bardhë në lidhje me kornizën kohore për fillimin e një sulmi.

Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak u ka bërë thirrje “të gjitha palëve” të “tregojnë vetëpërmbajtje”, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar po punonte me aleatët për “de-përshkallëzimin” e situatës.

Mbretëria e Bashkuar, së bashku me SHBA-në, Francën dhe Jordaninë, ndihmuan në rrëzimin e raketave dhe dronëve të gjuajtur në Izrael

Kabineti izraelit dhe liderët e opozitës janë takuar në Tel Aviv ndërsa Izraeli shqyrton përgjigjen e tij ndaj sulmit të së shtunës

Irani ka paralajmëruar Izraelin se çdo hakmarrje “e pamatur” do të marrë një “përgjigje shumë më të fortë”./21Media

Back to top button