Sulmi me raketa në Kramatorsk la 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Po raportohet se dy persona janë vrarë nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës Kramatorsk.
Guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko thotë se gjashtë persona u plagosën gjithashtu në sulmin në një bllok banimi dhe një ndërtesë administrative, transmeton rtv21.tv.
Ai ka ndarë pamjet e pa verifikuara që tregojnë një zjarr që shpërthen në qytet ndërsa një raketë godet, e ndjekur nga një shtëllungë e madhe tymi të zi./21Media

Back to top button