Sulmohen disa llogari zyrtare të LDK-së në Instagram

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram.

Kjo parti thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë.

Lidhur me këtë, LDK-ja ka ndërmarrë masa të menjëhershme.

“Mbrëmë vonë kemi informuar zyrtarit Meta-n për këtë aktivitet të pazakontë, duke ofruar të gjitha detajet e nevojshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre për të adresuar çështjen”, thotë LDK-ja përmes një postimi në “Facebook”./21Media

Back to top button