Sulmohen policët në Podujevë

Është sulmuar një njësi policore derisa po kryente punën e saj të enjten rreth orës 18:43 në Podujevë. Siç njofton policia në raportin 24 orësh sulmi ndaj tyre është bërë nga familjarët e një të dyshuari i cili kishte urdhër arrest.
“Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest dërgohet në vuajtje të dënimit.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?