Sulmohen policët në Prishtinë e Ferizaj, arrestohet një burrë e një grua

Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur gjatë së dielës në Kosovë.

Për rastin e parë në Prishtinë është arrestuar një femër, e njëjta me ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë.

“Prishtinë / 22.12.2024 – 00:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në rastin e dytë në Ferizaj, është arrestuar një person si i dyshuar që ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor.

“Ferizaj / 22.12.2024 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button