Sulmohen seksualisht dy të mitur në Ferizaj

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur ndaj dy të miturve, të shtunën në Ferizaj.
Kjo për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Ndërsa për shkak të natyrës së viktimave, të cilët janë të mitur, prokuroria e Ferizajt ka theksuar se informacionet për këtë rast janë të kufizuara dhe do të mbahen të konfidenciale, në përputhje me ligjin për të miturit.
“Ju njoftojmë se viktimat në këtë rast janë të mitur, andaj, duke u bazuar në Kodin Nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, procedurat ndaj kësaj kategorie janë konfidenciale për publikun dhe nuk mund të ndajmë më shumë informata”, bënë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj. /21Media