Sulmohet autobusi i KB Prishtina, Policia jep detaje

Disa persona të panjohur kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të autobusit me lojtarët e klubit të basketbollit Prishtina.

Sumi ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në rrugën e UÇK-së në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e sulmit, përveç dëmeve të autobusit, lëndime kanë pësuar shoferi dhe një zyrtar i stafit të KB Prishtina.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Kurse rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button