Sulmohet fizikisht ekipi mjekësor në Obiliq, prokurori merr këtë vendim për të dyshuarin

Një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obliq është sulmuar dje nga një person, derisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi tjetër.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

”Obiliq 21.05.2024 – 07:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Back to top button