Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë

Një zyrtar policor është sulmuar të shtunën në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se tre të dyshuar kanë sulmuar zyrtarin policor derisa ishte në detyrë.
“Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media