Sulmohet fizkisht U.D drejtori i Minierës në Trepçë

Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, është sulmuar fizikisht në zyrën e tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti .

Ai njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa potencoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00, ankuesi mashkull shqiptar i Kosovës, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari, po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti./21Media

Back to top button