Sulmohet Gjykata e Lartë në Venezuelë

Presidenti Nicolás Maduro e quajti një “sulm terrorist”

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar nga granatat të lëshuara nga një helikopter në atë që presidenti Nicolás Maduro e quajti një “sulm terrorist”.

Filmimet  foto e postuara në mediat sociale tregojnë një helikopter policie që rrethon qytetin para se të dëgjoheshin të shtënat.

Zyrtari i policisë tha se kishte pilotuar avionin e vjedhur  ku përmes një deklarate denoncoi qeverinë si ‘ kriminale’. Vendndodhja e tij nuk dihet.

Sulmi vjen pas protestave masive kundër krizës politike dhe ekonomike.

Gjykata e Lartë është kritikuar rregullisht nga opozita venezueliane për vendimet e saj, të cilat mbështesin Maduron që të qëndrojë në pushtet.

Çfarë ka ndodhur?

Në një mesazh nga pallati presidencial, Presidenti Maduro tha që helikopteri ka fluturuar mbi Gjykatën Supreme dhe gjithashtu mbi Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme.

Nuk është raportuar për të lënduar por Zotëri Maduro tha që “një ngjarje shoqërore” ka ndodhur në Gjykatën e Lartë dhe sulmi mund të kishte shkaktuar “dhjetëra vdekje”.
Njëra prej granatave ka dështuar të shpërthej, shtoi ai.

Zotëri Maduro e ka vënë ushtrinë në gatishmëri.
“E kam aktivizuar të gjithë ushtrinë për ta mbrojtur paqen”, tha ai.  “Herët apo vonë do ta kapim atë helikopter dhe ata që e kanë shkaktuar këtë sulm terrorist.”

Kush e drejtoi helikopterin?

Zyrtarët policorë e emëruan veten si Oscar Perez në një deklaratë të incizuar të postuar në rrjetin social Instagram.
I paraqitur me veshje ushtarake dhe i rrethuar nga persona të maskuar dhe të armatosur, ai ju bëri thirrje Venezuelasëve që ta “kundërshtojnë tiraninë“.

Ne jemi një koalicion i të punsuarëve në ushtri, polici dhe njerëz të thjeshtë të cilët duan rahati dhe janë kundër kësaj qeverie kriminale, shtoi ai.
“ Ne nuk i përkasim asnjë klani politik apo partie. Ne jemi nacionalist, atdhetar dhe institucionalist.”
Ai tha se “ sulmi” nuk ishte kundër forcave të sigurisë por “ndaj kësaj qeverie. është kundër tiranisë”.

Nuk dihet se sa shumë përkrahës kanë këta zyrtarë.
Zotëri Maduro tha që piloti ka punuar për ish ministrin e Brendshëm dhe i Drejtësisë Miguel Rodriguez Torrez, i cili nuk është më me të./21Media

Back to top button