Sulmohet me thikë një mjek në Ferizaj

Një mjek kujdestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj është sulmuar të shtunën me thikë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa ka njoftuar se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button