Sulmohet misioni i BE-së në Mali

Misioni i Bashkimit Evropian në Mali, i cili po punon për të forcuar dhe trajnuar ushtrinë e atij vendi, është sulmuar, tha një zyrtar ushtarak i Malit

Një nga qendrat e trajnimit, Koulikoro, u sulmua dhe misioni i BE-së njoftoi në Twitter se askush nuk u lëndua, por një pjesëtar i forcave të sigurisë të Malit u plagos, njofton AP.

Thuhet se ky është i fundit në një seri sulmesh ndaj forcave ndërkombëtare në Mali, ku gjashtë vjet më parë ata filluan operacione ushtarake kundër xhihadistëve.

Misioni paqeruajtës i OKB-së gjithashtu është shpesh objektivi i një sulmi në Mali dhe ky mision njoftoi të shtunën se tre anëtarë të misionit nga Guineja u vranë në një sulm në qytetin Sibi, jo larg kryeqytetit Bamako.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button