Sulmohet në Serbi një autobus me mërgimtarë nga Kosova

Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë të shtunën është sulmuar me gurë në Serbi.
Të gjithë udhëtarët që ishin në autobus janë mirë dhe nuk ka të lënduar nga ky incident.
Për portalin rtv21.tv këtë e kanë konfirmuar nga kompania turistike “Fadili Tours”.
“Po lajmi është i vërtet për fat të mirë asnjë udhëtar nuk ështq i lënduar autobusi ka qenë duke shkuar për në Gjermani,”, thanë nga kjo kompani.
Tutje bëhet e ditur se “Janë duke u kryer procedurat ligjore që duhet dhe do të nisen për në Dortmund”./21Media

Back to top button