Sulmohet një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj

Një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj është sulmuar fizikisht nga një person.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lidhur me rastin sipas Veselit, policia ka pranuar informatën të hënën rreth orës 11:00, ku shton se ky rast dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.

“Sot rreth orës 11:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si “Cufa”. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj janë angazhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, tha Veseli. /21Media

Back to top button