Sulmohet një polic në Ferizaj

Policia e Kosovës njoftoi se një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në Ferizaj të dielën, gjatë arrestimit të një të dyshuari për dhunë në familjet.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte kanosur disa persona, e më pastaj ka sulmuar zyrtarin policor. Polici ka marrë trajtim mjekësor, e i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij janë iniciuar rastet “dhunë në familje” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur disa persona dhe po ashtu gjatë intervenimit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media