Sulmoi bashkëshorten dhe djalin e tij, arrestohet

Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten në mesditë, ku viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media