Sulmoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 41 vjeçari

Sot, në ora 01:00 të mëngjesit policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”./21Media
 

Back to top button