Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Një person është arrestuar në orët e hershme të së premtes në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se gatë arrestimit i dyshuari një mashkull kosovar, ka shkaktuar lëndime te dy zyrtarë policorë. Ata kanë pranuar trajtim mjekësor.
Poashtu edhe i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe i njëjti është liruar me procedurë të rregullt
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerje të veprës së lart-cekur, gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj në konsultim me prokurorin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?