Sulmoi gruan e tij, arrestohet një person në Graqanicë

Një person në Graqanicë është arrestuar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht.
Në raportin 24 orësh, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë 04.04.2025 – 03 :21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.