Sulmoi gruan me sëpatë, Prokuroria kërkon nga Gjykata masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit që u arrestua dje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit, K.E i cili dyshohet se tentoi të vriste me spëatë bashkëshorten e tij.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Kaltrina Shala.
“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ka parashtrur kërkesën, gjykatës kompetente, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Për më shumë informacione nuk mund të ofrojmë pasi që çështja është ende në fazën fillestare të hetimeve.
Rastin fillimisht për portalin rtv21.tv është konfirmuar për rtv21.tv nga Policia e Kosovës./21Media