Sulmoi katër zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Katër zyrtarë policorë janë sulmuar dje nga një i dyshuar në Prishtinë. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e këtij sulmi.
Policia e Kosovës njofton se për këtë rast është arrestuar personi i dyshuar për sulmin ndaj këtyre zyrtarëve policorë.
“Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Sipas policisë, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.