Sulmoi nënën, arrestohet 16 vjeçarja në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar (e mitur) për dhunë në familjes.
Siç bën të ditur Policia, rreth orës 20:30 kanë pranuar informacionin se në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familjes.
Policia ka arrestuar S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj.
“Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”./21Media

Back to top button