Sulmoi një zyrtar policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një zyrtar policor në Prishtinë ka marrë lëndime trupore, për çka e pati të nevojshëm tretmanin mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se policia u sulmua gjatë kohës sa ishte në detyrë zyrtare, mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:30.

Lidhur me këtë rast policia e ka arrestuar personin e dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak  se ka sulmuar një zyrtar policor i cili ishte në detyrë zyrtare, ku si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button