Sulmoi policët që shkuan për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmë

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasi që ka sulmuar tre policë të cilët kishin shkuar të banesa e tij për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën.

Rasti i cili është cilësuar si “sulm ndaj personi zyrtar” ka ndodhur në orët e para të se dielës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Back to top button