Sulmoi policin dhe një banorë të lagjes, arrestohet i dyshuari

 
Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi kishte sulmuar dy persona.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i arrestuari dyshohet se qëllimisht kishte dëmtuar një kamerë të vendosur në ashensor dhe më pas kishte kanosur dy viktimat meshkuj kosovar, njëri zyrtar policor në detyrë dhe tjetri banor i hyrjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button