Sulmoi seksualisht të dashurën e mitur, arrestohet i dyshuari

Një vajzë e mitur ka raportuar se i dashuri i saj e ka sulmuar seksualisht. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht të dashurën e tij viktimën femër kosovare-e mitur”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button