Sulmojnë punëtorin e burgut, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar një punëtor të burgut.

Policia e Kosovës këtë rast po e trajton si sulm ndaj personit zyrtar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër, kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut)”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit raporohet se janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button