Sulmon me shufër metalike një të mitur, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje rreth orës 16:15 pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një shufër metalike një të mitur.
“Shufra metalike e cila dyshohet se është përdorur është konfiskuar, ndërsa viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media