Sulmuan tre policë, arrestohen dy persona në Rahovec

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona në Rahovec, pasi që të njëjtit nuk iu kanë bindur urdhrave të ligjshëm për respektimin e orarit sipas vendimeve në fuqi.
Të njëjtit më pas edhe kanë sulmuar zyrtarët policor me ç ‘rast tre zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Të dyshuarit A.T., 21 vjeçar dhe E.T., 24 vjeçar janë arrestuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj”, ka njoftuar Policia e kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 550 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19./21Media 

Back to top button