Kaloni te përmbajtja kryesore

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Festivali Sunny Hill nis sot në Prishtinë, duke sjellë edhe këtë vit një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë. Në natën e parë të festivalit, publiku do të mund të shijojë performanca nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në skenat e ndryshme të festivalit.

Në Sunny Hill Stage, mbrëmja nis me Sahati, i ndjekur nga Blanco dhe Manifest, ndërsa kulmi i natës pritet të jetë performanca e yllit botëror Katy Perry, e cila ngjitet në skenë në orën 22:30.

Në skenat tjera do të performojnë edhe Dhūrata Dora, Sindikato Del Baile, Malix, Uran B, Tommy Gold, Seth Troxler, Salomé Le Chat e shumë artistë të tjerë.

Sunny Hill Festival mbahet në Prishtinë nga 31 korriku deri më 2 gusht, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe jashtë saj.

Kujtojmë se ky festival i cili zgjat 3 ditë ka kontribuar që Kosova të marrë një vëmendje të veçantë në botë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button