“Super-heronjtë” befasojnë fëmijët në Pediatri

Fëmijët që ndodhen të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë nga dritarja kanë parë figurat e super-heronjve, të cilët i kanë edhe idol.
Ata janë befasuar nga “Super-heronjtë” , aktivitet ky që u organizua nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me “Klubin Alpin Prishtina”.
Vullnetarët kanë performuar në katet, dhomat dhe oborrin e kësaj klinike, duke krijuar kështu atmosferë te fëmijët e pranishëm.
Performanca e sotme ishte e pesta e organizuar në këtë klinikë.