Superkupa i takon Real Madridit

Real Madridi e ka fituar trofeun e parë për vitin 2022 pasi e ka rrëmbyer trofeun e Superkupës së Spanjës pas triumfit ndaj Athletic Bilbaos në finale me rezultat 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti për ta fituar këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Golin e parë e shënoi kroati Luka Modric në minutën e 38’ të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë vazhdoi të zhvillohej një lojë shumë e hapur, por ishin “Los Blancos” ata që u treguan skuadër më konkrete. Epërsia e tyre u dyfishua në minutën e 52’ kur sulmuesi Karim Benzema realizoi nga penalltia dhe kështu ia siguroi skuadrës së tij trofeun e parë për këtë vit.
Në minuta e fundit të ndeshjes Militao i Real Madridit i ndëshkua me karton të kuq, kurse Garcia e humbi penalltinë për Bilbaon.
Kujtojmë se Real Madridi është duket luftuar edhe për titullin kampion në Spanjë dhe është skuadra me mundësitë më të mëdha për ta fituar atë.

Back to top button